KW4W

NË KUADËR TË PROJEKTIT “WOMEN” – BIZNESET PËRFITUESE MARRIN PJESË NË PANAIRIN NDËRKOMBËTARË “AGROKOS”

Në kuadër të projektit “WOMEN” – bizneset përfituese po marrin pjesë në panairin ndërkombëtarë “AGROKOS” – panair ky që do zgjatë prej datës 21-23 Tetor. Pjesëmarrja në panaire është metodë e përmirësimit, shfaqjes së marketingut si dhe mundësi e mirë e promovimit dhe rrjetëzimit mes bizneseve (B2B). Ky projekt është i financuar nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosovo në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit përmes Promovimit të Eksportit ndërsa implementohet nga Kosova – Women 4 Women.