
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë që dje filloi trajnimi 6-ditor “𝐒𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐨𝐧𝐢 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐀𝐠𝐫𝐨𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬 𝐦𝐞 𝐏𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐤𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐆𝐣𝐞𝐥𝐛𝐫𝐚”, në Ferizaj!
Gjatë dy ditëve të para, pjesëmarrësit u njohën me programin 6-ditor dhe fazën e mentorimit, duke vazhduar më pas me trajtimin e temave të ndryshme, ku ndër të tjera mësuan për:

Zhvillimin e idesë së biznesit

Kalimin nga ideja në plan konkret biznesi

Identifikimin dhe përdorimin e burimeve ekzistuese

Përzgjedhjen dhe vlerësimin e ideve të reja

Agrobiznesin dhe rolin e tij në zhvillimin rural

Planifikimin bazë financiar
Gjithashtu, kishim nderin të mirëpresim si mysafir Drejtorin e Autorizimit të Pagesave (AZHB), z. Shpetim Mjaku, nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), i cili prezantoi para pjesëmarrësve mundësitë e mbështetjes financiare që ofrohen nga ky institucion.
Ky trajnim i dedikohet individëve të papunë nga grupe të cënueshme – gra, të rinj, anëtarë të komuniteteve, banorë të zonave rurale dhe të rikthyer nga shtetet perëndimore – të cilët synojnë të fillojnë një agrobiznes.
Trajnimi 6-ditor pasohet me një program individual mentorimi 3-mujor për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të ideve të biznesit.
Ky aktivitet organizohet nga 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 – 𝐖𝐨𝐦𝐞𝐧 𝟒 𝐖𝐨𝐦𝐞𝐧 (𝐊𝐖𝟒𝐖), në bashkëpunim me 𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐏𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, dhe me mbështetje nga 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐅𝐞𝐝𝐞𝐫𝐚𝐥𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐙𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦 (𝐁𝐌𝐙) përmes 𝐆𝐈𝐙 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚.