KW4W

Një Hap më Afër Barazisë: KW4W Nderohet për Angazhimin në Fuqizimin Ekonomik

KW4W vlerësohet për kontributin në fuqizimin ekonomik të grave!

Kosova-Women 4 Women (KW4W) pati nderin të marrë pjesë në një ngjarje të veçantë që shënoi përmbylljen e projektit EYE, me praninë e përfaqësuesve të lartë nga Qeveria e Kosovës, Ambasada Zvicerane, donatorë dhe partnerë të shumtë.

🎉Kjo ditë festive ishte një mundësi për të reflektuar mbi ndikimin domethënës të projektit EYE në fuqizimin e të rinjve dhe avancimin e përfshirjes gjinore në Kosovë.

 Me shumë krenari njoftojmë se KW4W është nderuar me një mirënjohje nga EYE – Helvetas për kontributin tonë të vazhdueshëm në fuqizimin ekonomik të grave.

Kjo mirënjohje na motivon të vazhdojmë përpjekjet tona për një shoqëri më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse!

#KW4W #EYEproject #Empowerment #GenderEquality #Youth #EconomicEmpowerment #TogetherForChange