KW4W

Njohuri që Shijojnë – Trajnim mbi Përpunimin e Ushqimit në kuadër të projektit I SEE

Sot filloi trajnimi praktik dhe teorik mbi përpunimin e ushqimit, i udhëhequr nga trajneri Bekir Bytyqi, në kuadër të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit – I SEE”.

Qëllimi i trajnimit është të pajisim pjesëmarrëset me njohuri të detajuara për teknikat e përpunimit të ushqimeve, duke përfshirë:

  • Përpunimin e pemëve dhe perimeve

  • Përgatitjen e turshive dhe produkteve të konservuara

  • Përpunimin e produkteve të qumështit, si djathi dhe kosi

Ky trajnim synon të rrisë aftësitë praktike dhe vetëbesimin e grave drejt vetëpunësimit dhe zhvillimit të iniciativave të vogla në bujqësi dhe agro-përpunim.

 Projekti mbështetet nga Austrian Development Agency (@ADA).

#FoodProcessing #WomenInAgriBusiness #HomemadeFood #Agriculture #Empowerment #ISEE #KW4W