KW4W

PANAIRI I PUNËS NË KUADËR TË PROJEKTIT “AFRIMI I GRAVE ME TREGUN E PUNËS”

Me datën 30 Maj në kuadër të projektit “Afrimi i grave me tregun e punës” financuar nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë u mbajt panairi i punës për gratë e trajnuara me synim lehtësimin e komunikimit dhe kontaktit në mes të punëdhënësëve dhe punëkërkuesve.
Rreth 60 gra të cilat kanë kryer trajnimin për kujdesin ndaj fëmijëve dhe mirëmbajtje kanë pasur mundësi të komunikojnë dhe aplikojnë për punë tek një numër i bizneseve dhe kopshteve lidere në Prishtinë dhe Ferizaj.