KW4W

PANEL DISKUTIMI MBI TË DREJTËN PRONËSORE TË GRAVE

Në kuadër të projektit Gratë si agjente të së drejtës pronësore, KW4W më 24 gusht të 2017 organizoi një panel diskutimi mbi luftën e grave sa i përket të drejtës së tyre pronësore dhe trashëgimore. Në panel u bënë prezantimi i tregimeve të të suksesshme të familjeve ku gratë kanë gëzuar të drejtën pronësore e që u pasua edhe nga diskutimi me të gjithë pjesëmarrësit e organizimit. Ngjarja mblodhi gratë të cilat kanë qenë pjesë e projektit të cilat dëgjuan disa storie inspiruese sa i përket gëzimit të së drejtës pronësore si dhe përfituan opinione profesionale nga zyrtarë të CLARD-it dhe zyrtarët nga komuna e Kaçcanikut sa i përket të drejtës së tyre në pronë.
Folësit në këtë ngjarje ishin:
ArzijeZenuni (Ferizaj/Shtërpce) – Tregimi për ndarjen e pronave në mes të vëllezërve e motrave barabartë;
Remzije Berisha (Prugovc) – Tregimi për marrjen e pasurisë si bashkëshorte pasjetuese
Luan Pallaska (Prishtinë) – Tregimi i suksesshëm për ndarjen e pasurisë në mes të motrave e vëllezërve
Shukrije Berisha – Tregim për procesin e gjatë gjyqësor si bashkëshorte pasjetuese

Ky aktivitet është mundësuar përmes Programit Angazhimi për Barazi – #E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID
dhe realizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC