KW4W

Përfundojnë me sukses vlerësimet për kursin e akredituar “Modelist – Niveli IV”

Me sukses u zhvillua testi teorik dhe praktik për kursin e akredituar “Modelist – Niveli IV
Më datë 25 dhe 26 gusht 2025, në Qendrën e Trajnimit & Burimeve, që operon në kuadër të Kosova-Women 4 Women, u zhvilluan me sukses vlerësimet përfundimtare teorike dhe praktike për kandidatet që kanë ndjekur kursin Modelist – Niveli IV.
👉 Ky trajnim i akredituar nga Agjencia Kombëtare e Kualifikimeve (AKK) u realizua për një periudhë prej 45 ditësh, nën udhëheqjen profesionale të trajneres Verlinda Uka.
👉 Në vlerësim ishin të pranishme të gjitha kandidatet, ndërsa procesi u mbikëqyr nga Komisioni Vlerësues dhe u monitorua nga Koordinatorja për Sigurimin e Cilësisë.
Ky aktivitet u realizua në kuader të projektit “Përmirësimi i mundësive të vetëpunësimit dhe punësimit – I SEE-2” financuar dhe mbështetur nga ADA Austrian Development Agency .
Kosova-Women 4 Women vazhdon të mbështesë fuqizimin profesional dhe ekonomik të grave përmes kurseve të akredituara, duke u ofruar atyre aftësi të reja dhe mundësi punësimi. 💪✨