KW4W

Pjesa e parë e konferencës “Politikat në Veprim kundër Dhunës në Baza Gjinore”

Sapo përfundoi pjesa e parë e konferencës “Politikat në Veprim kundër Dhunës në Baza Gjinore” e cila i kushtohet analizës së komponentëve socialë që ndërlidhen me dhunën me bazë gjinore, përfshirë mbrojtjen e shërbimet sociale, si dhe përgjigjes ndaj shkaktarëve të dhunës në familje.
Hapja e konferencës u bë nga Iliriana Jaka-Gashi, Drejtore Ekzekutive e Kosova – Women 4 Women dhe nga Njomza Llullaku, Shefe e Departamentit Punë Sociale.
Pas fjalës hyrëse, filloi paneli “Dhuna ndaj grave: Mbrojtja sociale dhe shërbimet në dispozicion” ku diskutuan Blerim Shabani, Kryetar i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale në Kosovë, Muhamet Jahiri, Shef i Hetimeve të Përgjithshme në Sektorin e Hetimeve Rajonale të Ferizajt, Arjeta Gashi, Drejtore e Shoqatës për Prindër të Ndarë, Zana Asllani, Drejtore e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë dhe Ibrahim Tërstena, Mbikëqyrës i Zyrës Regjionale të Mbrojtësve të Viktimave në Ferizaj. Ky panel u moderua nga Laura Cakolli, Zyrtare e Projektit “Së Bashku Ndërtojmë Reziliencën”.
Kjo konferencë është zhvilluar në kuadër të projektit “Together Building Resilience” i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund). Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund) është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, Fondi i Mirëbesimit i OKB-së ka dhënë 215 milionë dollarë për 646 iniciativa në 140 vende dhe territore.