KW4W

REMZIJE BERISHA – STORIE SUKSESI

3 Korrik 2020: Remzije Berisha padyshim se sot është një heroinë e ditëve të tana. Ajo jo vetëm që arriti t’i tejkaloj të gjitha vështirësitë e jetës së një gruaje si kryefamiljare në moshën e re, por ajo si një edukatore e mësuese e jetës arriti t’i arsimoj e edukoj fëmijtë e saj. Dhe nuk e la me kaq, por Remzije Berisha si kryefamiljare me angazhimin e saj, arriti të punoj për të ngritë një familje të shëndosh dhe shembullore. Ajo arriti të bëhet model për mbështetjen e grave të tjera për të arritur qëllimet e tyre në jetë. Ajo është një motivim dhe frymëzim për gratë tjera. Remzija pas anëtarësimit në programin e Kosova Women 4 Women në vitin 2004, iu krijuan mundësit për t’u lidhur me gratë e tjera, e sidomos me ato që e kishin pasur fatin për t’u ballafaquar me të njëjtat problem jetësore. Ndër të tjera, Remzije Berisha është edhe përfituese e skemës së grantit “Start-up” në kuadër të projektit “Women”. Kështu ajo së bashku me fëmijet e saj tash paraqesin një ekip të pasionuar në kompaninë e tyre ALBA, të cilat punojnë çdo ditë për ta jetësuar idenë e tyre për biznes dhe të kenë biznes produktiv të ushqimeve tradicionale. Për gratë, janë një motivim për çdo sipërmarrëse, që dëshiron të kontribuoj në shoqërinë dhe ekonominë.

Remzija thotë se “Gratë mund të marrin mbështetje dhe forcë nga njëra-tjetra. Për dallim nga meshkujt, pra gratë, ndihmohen dhe përkrahen në mes veti. Dhe, mu për këtë tash ndihem më e forte dhe më e fuqizuar për t’u ballafaquar me valet e jetës”, shton ajo.

Zonja Remzije është përfituese e grantit Start-Up përmes projektit “Mundësitë e grave në treg, ekonomi dhe rrjetëzim” WOMEN i cili implementohet nga Kosova – Women 4 Women ndërsa financohet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo.