KW4W

Rritja e agrobiznesit fillon me gratë – 25 gra nënshkruajnë për grante transformuese

Në kuadër të projektit “IWKA – Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës” u realizua nënshkrimi i kontratave për 25 përfituese të grantit nga Komuna e Ferizajit, Junikut, Prishtinës dhe Graçanicës.
Granti do u ndihmoj grave në fuqizimin e tyre individual dhe do të nxisë ndryshime pozitive në sektorin e bujqësisë. Kjo do ju mundësojë një gamë të gjerë përfitimesh duke pasur një ndikim pozitiv mbi fermeret, komunitetet dhe sektorin bujqësor në tërësi.
Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK).
Suksese te gjithave!