KW4W

SESION INFORMUES PËR TRAJNERËT E KW4W MBI VEPRIMTARINË DHE SHËRBIMET QË OFRON AGJENCIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS – R. E KOSOVËS

Me 2 Tetor 2019 u mbajt sesioni informues për trajneret e K-W4W mbi veprimtarinë dhe shërbimet që ofron Agjencia Për Ndihmë Juridike Falas – R. e Kosovës si dhe rrugën institucionale për realizimin e të drejtave të garantuara me Ligj, mbajtur nga Drejtoresha e Departamentit Ligjor Anita Kalanderi dhe Zyrtarja Ligjore Yllka Bajrami Llalloshi. Ky aktivitet po mbahet në kuadër të projektit të Kosova – Women 4 Women ‘Stand for HER property’ që po zbatohet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – #E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe zbatuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC). Qëllimi i këtij projekti është rritja e vetëdijesimit të grave dhe të rinjëve mbi të drejtat pronësore të garantuara me ligj.