KW4W

SHEMSIJE DEMIRI – STORIE SUKSESI

21 Korrik 2020: Shemsije Demiri e lindur me në Istog, MSc e shkencave Financiare në Fakultetin Juridik Hasan Prishtina në Prishtinë, me përvojë të punës në disa ndërmarrje tregtare në lëminë e tekstilit, dhe në fushën e Jurisprodencës – tani pronare dhe menaxhere e kompanisë Clean Diamond.

Ajo tregon: “Kompaninë me suksese e kemi regjistruar në mënyre legale si SH.P.K me emrin Clean Diamond duke pasur parasysh nevojën në vendin tonë dhe kërkesat e vazhdueshme nga rrethi ku ne jetojmë na lindi ideja që të fillojmë me këtë biznes”

Clean Diamond ofron pastrimin dhe mirëmbajtjen e shtëpive, banesave, lokaleve, hapësirave private dhe publike pastrimin, dekorimin dhe mirëmbajtjen e parqeve dhe shesheve, pastrimin e tepiheve, mbulesave, kolltukëve, ulsëve, veturave etj.

Përmes fushatave të marketingut që kemi inicuar në facebook, reklamave të vendosura ne vendet e dukshme, vizit karta, kompania me ofrimin e shërbimeve në mënyre profesionale me një staf dhe paisje profesionale ka arrit që të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës deri më tani jemi të kënaqur me suksesin e kompanisë sonë.
Shemsija falë punës dhe përkushtimit të saj ka arritur që të jetë përfituese e grantit Start-Up përmes projektit “Mundësitë e grave në treg, ekonomi dhe rrjetëzim” WOMEN i cili implementohet nga Kosova Women 4 Women, ndërsa financohet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo.