KW4W

SHPALLJE

SHPALLJE

Kosova – Women 4 Women fton të gjitha kompanitë e interesuara që dëshirojnë të marrin pjesë në tenderin për inpute të bletarisë.

Këto inpute do të shpërndahen për përfitueset e projektit “Together Building Resilience”, i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund).

Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund) është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, Fondi i Mirëbesimit i OKB-së ka dhënë 215 milionë dollarë për 646 iniciativa në 140 vende dhe territore.

Rreth nesh:

Kosova – Women 4 Women është organizatë joqeveritare që vepron në Kosovë. Misioni ynë është të mbështesim gratë më të margjinalizuara në Kosovë për të fituar dhe kursyer para, për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien, për të ndikuar në vendimet brenda familjes dhe komunitetit dhe për t’u lidhur me rrjetet për mbështetje. Duke përdorur aftësitë, njohuritë dhe burimet, gratë do të jenë në gjendje të krijojnë ndryshime të qëndrueshme për veten, familjet dhe komunitetin e tyre.

Andaj shpallim të hapur thirrjen për tenderim për të poshtcekurat:

Inpute të Bletarisë (LOT-BL)

  • Koshere me blete antivaro, 3 kate nga 10 korniza me miza
  • Koshere antivaro 3 kate me nga 10 korniza
  • Rroba bletari
  • Centrifugë për nxjerrjen e mjaltit Fi 500 mekanike me 4 korniza
  • Flete Dylli

 

Të gjitha kompanitë e interesuara duhet të paraqesin:

  • Çmimin për secilin nga produktet e lartëshënuara
  • Letër interesi
  • Certifikatë Rregjistrimi dhe Informata mbi Biznesin
  • Vërtetim që s’ka detyrime tatimore
  • Referenca nga klientët e mëparshëm (preferohet 2 dhe më shumë)
  • Ju lutemi dorëzoni me email dokumentet e specifikuara me subject: Inpute për BLETARI (LOT-BL-23).

Aplikimi duhet të bëhet në email: human.resources@k-w4w.org jo më vonë se 17 mars 2023.

 

 

Dorëzimi i dokumenteve me vonesë NUK DO TË KONSIDEROHET.

 

Kosova-Women 4 Women nuk bën dallime në bazë të racës, ngjyrës, moshës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, origjinës kombëtare, statusit martesor, paaftësisë fizike apo mendore, paraqitjes personale, përgjegjësitë familjare, përkatësisë politike ose statusin me aftësi të kufizuara ose veteran apo ndon