KW4W

Sot u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kosova – Women 4 Women dhe Departamenti i Psikologjisë, UP të Universitetit të Prishtinës

Sot u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kosova – Women 4 Women dhe Departamenti i Psikologjisë, UP të Universitetit të Prishtinës. Përmes këtij bashkëpunimi, studentët e Departamentit të Psikologjisë do të kenë mundësi që të zhvillojnë punën prakitke në Kosova – Women 4 Women dhe të jenë pjesëmarrës në aktivitetet e organizatës, duke i zhvilluar kapacitetet e hulumtimit dhe të koordinimit të aktiviteteve.
Memorandumi i sotëm i hap rrugë studentëve të jenë pjesë e një organizate dinamike dhe të lënë gjurmë në fuqizimin e rolit të grave në shoqëri.