Lume Kostanica, Fshati Miradi e Epërme, Komuna Fushë Kosovë
Lumja jeton në Fshatin Miradi e Epërme me burrin, vjehrrën dhe tre fëmijët e saj – dy vajza dhe një djalë.
“Kam dëgjuar për KW4W nga motra e burrit në Drenicë. U interesuam dhe KW4W erdhi edhe në Fushë Kosovë. U takuam dhe formuam grupe të ndryshme si për rrobaqepësi, bujqësi, menaxhim biznesi, etj, ku edhe kemi mbajt trajnime të ndryshme. Pasi qe fitova grantin nga KW4W, menjëherë kam gjet një lokal qe më është përshtatur dhe kam hapur lokalin tim për mbjellje të thojve. Menjëherë e kam punësuar edhe vajzën. Ishte një ndihmë shumë e madhe, pasi qe kam qenë e vetmja që punoj në familje dhe më ka nxjerr nga kriza”.
Lumja vazhdon të punojë duke ofruar ndihmën financiare për familjen e saj dhe duke krijuar një karrierë në profesionin që ka zgjedhur.