Naile Haliti një blegtore e përkushtuar dhe punëtore nga Komogllava, është shembull frymëzues i ndryshimit që sjell inovacioni dhe mbështetja për individët që kanë dëshirë të përparojnë. Historia e saj tregon se si një zgjidhje inovative mund të ndryshojnë rrënjësisht një biznes dhe të sigurojë një të ardhme të qëndrueshme.
“Ka qenë shumë e vështirë kur humbnim 500 litra qumësht për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Por, që kur morëm sistemin solar u ndjeva më e sigurt dhe gjithçka është bërë më e lehtë. Tani, jam më e sigurt në punën time dhe nuk friksohem më për humbjet që kishim më parë.”
Nailja është një grua që nuk është dorëzuar kurrë përballë vështirësive, dhe kjo është arsyeja pse ajo ka kërkuar gjithmonë zgjidhje inovative për t’u përballur me problematikat që ka hasur. Sistemi solar i ka mundësuar asaj sigurimin e stabilitet për biznesin e saj dhe ka mundësuar që ajo të rrisë kapacitetin e punës pa u shqetësuar për energjinë.
Çfarë do të thotë kjo për Nailen?

Zero humbje nga mungesa e rrymës. Tani, ajo ka një burim të besueshëm dhe të qëndrueshëm të energjisë, që i ka siguruar vazhdimësinë e punës dhe cilësinë e produktit.

Siguri më e madhe në procesin e punës. Me energjinë e pastër dhe sistemin solar, Nailja mund të punojë pa u ndal, duke mos pasur frikë për ndonjë ndërprerje të papritur.

Qumësht cilësor dhe i gatshëm për treg. Qumështi i saj tani është më i freskët dhe cilësor, duke e mundësuar konkurrencën në treg.
Historia e Nailes është një shembull i qartë se si energjia e pastër dhe zgjidhjet inovative mund të sjellin përfitime të jashtëzakonshme për fermerët dhe blegtorët. Ajo është një shembull se përkushtimi dhe zgjuarsia mund të krijojnë mundësi për të siguruar një të ardhme më të mirë.
Projekti IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosoves” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).