KW4W

Storie suksesi!

Zorica Andrejevic nga Graçanica është një shembull i një gruaje që me përkushtim dhe punë të palodhur ka arritur të ndërtojë një të ardhme më të mirë për familjen dhe komunitetin e saj. Pavarësisht sfidave, ajo ka treguar se me vullnet dhe mbështetje, çdo ëndërr mund të realizohet.
“Çdo hap i vogël ka rëndësi dhe më ka mësuar se me punë dhe besim, mund të arrij shumë.”
Zorica mbetet një frymëzim për gratë e tjera që duan të ndërmarrin dhe të zhvillojnë bizneset e tyre në agrobiznes dhe më gjerë.
Projekti IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).