Dafina Pervetica Selimi (30) dhe Vlora Sheholli (30) janë kunata, dhe moren pjesë në trajnimin e programit KW4W në fashtin Kacybeg, Komuna e Podujeves.
Dafina ka 2 fëmijë, një vajzë 5-vjeçare dhe një djalë 4-vjeçar. Vlora ka 4 fëmijë, vajzë (8), djalë (5) dhe vajza binjake (7 muaj). Ato jetojnë nën një çati të vetme, e cila përfshin edhe vjehrrin e tyre.
Dafina: “Në fshatin tonë nuk ka pasur asnjëherë ndonjë aktivitet. Kam dëgjuar për organizaten tuaj nga kunata ime disa vite më parë, kur ju po vepronit në fshatin ku ajo jetonte. Më pëlqyen shumë aktivitetet që ajo përshkroi dhe prisja momentin që do të vinit në fshatin tonë. Kur dëgjova se po vinit, unë shkova derë më derë dhe mblodha nënshkrimet e nevojshme për të formuar një grup këtu.
Ky program ka qenë shumë i përshtatshëm për gratë që kanë pak akses në jetën sociale, por gjithashtu një motivim i shkëlqyeshëm për gratë që duan të merren me biznes”.
Vlora: “Burrat tanë janë të angazhuar në biznesin e kultivimit të luleshtrydheve dhe ne gratë kurrë nuk jemi marrë me atë lloj pune. Gjatë diskutimeve tona të biznesit, ne kuptuam që gratë gjithashtu mund të menaxhojnë një biznes dhe bëmë propozimin në familjen tonë që ne duhet të marrim përsipër menaxhimin e këtij biznesi dhe të punësojmë disa gra nga grupi ynë gjithashtu për të ndihmuar në vjeljen. Tri gra ishin të gatshme dhe për herë të parë gratë filluan të punojnë në fushat e të tjerëve dhe të fillojnë të fitojnë pagat.
Ne jemi shumë mirënjohëse për inputet, veçanërisht serrat. Në vitin e ardhshëm, ne shpresojmë të zgjerojmë biznesin tonë.”