KW4W

STORIE SUKSESI: MERITA HAKIQI

Merita Hakiqi, Fshati Llapashticë, Komuna e Podujevës

Merita aktualisht jeton ne Fushë Kosovë me burrin dhe tre fëmijët e saj, një vajzë dhe dy djem. “Trajnimet në organizatë më kanë ndihmuar shumë. Kam ndjekur trajnim për rrobaqepësi, duke u aftësuar për zanatin tim, ndërsa tjetri trajnim që kam ndjekur ka qenë për biznes, duke më aftësuar për menaxhim”. Nga njohuritë e fituara në trajnim, unë u punësova menjëherë si rrobaqepëse te një dizajnere shumë e njohur dhe tash pas përvojës së fituar dhe me ndihmën e K-W4W jam pavarësuar dhe kam hapur biznesin tim të rrobaqepësisë. Shpresoj shumë që kur biznesi të zgjerohet, të punësojë shumë gra të tjera dhe të kontribuojë në fuqizimin e karrierës së tyre”. Ky vit ka qenë sfidues për sektorin e ekonomisë, mirëpo me ndihmën e ofruar nga ‘K-W4W’, Merita pati dhe vazhdon të ketë sukses me biznesin e saj.