KW4W

TAKIMI ME KLUBIN E PRODHUESVE TË KOSOVËS

Besart Zhuja dhe Vesa Shehu nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës u takuan me përfaqësueset e rrjetit të Kosova – Women 4 Women, me të cilat biseduan për punën e deritanishme të të dy organizatave por edhe mundësitë e mbështetjes së Klubit të Prodhuesve ndaj grave ndërmarrëse që janë pjesë e këtij rrjeti. Kështu duke kontribuar në fuqizimin e këtyre grave dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre, por edhe qëndrueshmërisë së bizneseve të tyre.