KW4W

Thirrje për Start-Up

Doni të filloni një biznes?

Keni ide të mirë për të filluar një biznes në bujqësi, përpunim të ushqimit, tekstil apo shërbime? Jeni biznes i ri që sapo ka filluar? Doni të përfitoni grant në vlerë të 2.200 EUR?

Për të zhvilluar dhe konkretizuar idenë tuaj, Kosova Women for Women organizon Start Up Week. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “I SEE – Mundësitë e përmirësuara të vetë-punësimit dhe punësimit” që financohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA) me fondet e Koorporatës Austriake për Zhvillim (ADC),

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i pozitës së gruas në ekonomi dhe në tregun e punës në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt që përfshinë komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Gracanicë, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Podujevë, Ferizaj, Hani i Elezit, Kacanik, Shtërpcë dhe Shtime

Kush mund të aplikojë?

  1. Gratë nga komunat e lartë cekura, që kanë ide të mirë dhe dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre,
  2. Biznese në pronësi të grave jo më të vjetër se dy vjet, dhe dëshirojnë të zhvillojnë një produkt/sherbim të

Si mund të aplikoni?

Aplikacionin e plotësuar e dergoni në email adresën: grants@k-w4w.org

Afati i fundit për aplikim është: 20.02.2023

Idetë më të mira do të përzgjedhen për të marrë pjesë në Start Up Week që do të mbahet më 13 – 17 Mars 2023. Gjatë kësaj jave do të ndiqni ligjerata dhe ushtrime të ndryshme që do të iu ndihmojnë të zhvilloni dhe konkretizoni idetë.

Në fund të Start Up Week, do të përzgjedhen 10 idetë më të mira që do të përfitojnë grant në vlerë prej 2.200 EUR dhe do të vendosen në Biznes Inkubatorin e Kosova Women for Women.

 

Shkarkoni dokumentet në linqet e mëposhtme: 

Aplikacioni-Start-Up-ISEE-ALB_f

Kriteret e vlerësimit