KW4W

Trajnim 3-ditor për Agjentët e Ndryshimit 💼✨

Në Kosova Women 4 Women po zhvillohet trajnimi 3-ditor për Aftësi të Buta me Agjentët e Ndryshimit. Ky trajnim ndihmon Agjentët e Ndryshimit të përmirësojnë komunikimin, mendimin kritik dhe menaxhimin e emocioneve, duke i bërë më efektive në komunitetet e tyre.Trajnimi fokusohet te intervista pune, shkrimi i letrës motivuese dhe CV-së, si dhe zhvillimi personal dhe profesional.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit Fuqizimi Social dhe Ekonomik për Gratë në Kosovë, i financuar nga Cartier Philanthropy.