KW4W

TRAJNIMI ‘AFTËSITË NDËRMARRËSE’ ME PËRFITUESET E SKEMËS SË GRANTEVE ‘START-UP’ NË KUADËR TË PROJEKTIT ‘WOMEN’

20 Maj 2020: U mbajt trajnimi ‘Aftësitë Ndërmarrëse’ me përfitueset e skemës së granteve ‘Start-up’ në kuadër të projektit ‘WOMEN’ të mbështetur nga @GIZKosova, implementuar nga Kosova Women 4 Women. Pjesëmarrëset në këtë trajnim patën mundësi të ngrisin kapacitet e tyre rreth zhvillimit, rolit, aftësive dhe rëndësisë të ndërmarrësisë dhe të qenurit ndërmarrëse.

Në Kosovë, gratë përbëjnë vetëm 9% të sipërmarrësve individualë dhe vetëm 13% e pronareve të bizneseve janë gra. Nga këto biznese, 99.9% e tyre janë ndërmarrje mikro me nëntë punonjës ose më pak, ndërsa vetëm 3% e kredive u jepen grave. Për sa i përket mjedisit të biznesit, Kosova ka rezultatin më të ulët të “mësimit sipërmarrës, sipërmarrjes së grave dhe aftësive të ndërmarrjeve”.

Nëpërmjet këtyre trajnimeve dhe ofrimit të mbështetjeve financiare, ne mundohemi të rrisim kapacitetet individuale si dhe numrin e ndërmarrësve gra.