KW4W

TRAJNIMI VIRTUAL TRE DITORË ME TEMË ‘AFTËSITË NDËRMARRËSE’ ME KOMPANINË #SIGMA BMC

18 Maj 2020: Përfitueset e bizneseve të projektit ‘WOMEN’ janë duke ndjekur trajnimin virtual të rradhës tre ditorë me temë ‘Aftësitë Ndërmarrëse’ me kompaninë #Sigma BMC. Këto biznese janë pjesë e projektit “Mundësitë e grave në treg, ekonomi dhe rrjetëzim – WOMEN” nga profile dhe komuna të ndryshme të Kosovës. Ky aktivitet financohet nga Qeveria Gjermane përmes programit GIZ Kosovo, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit përmes Promovimit të Eksportit ndërsa implementohet nga Kosova- Women 4 Women.