KW4W

Vazhdojmë me trajnimin e radhës për zhvillimin e biznes planeve në komunën e Ferizajit

Vazhdojmë me trajnimin e radhës për zhvillimin e biznes planeve në komunën e Ferizajit.
Një nga qëllimet kryesore të shoqërisë është që të përmirësojë gjendjen ekonomike të grave. Fuqizimin ekonomik i grave është çelësi për rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë, por gjithashtu ndikon edhe në prosperitetin e përgjithshëm të vendit.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “IWKA – Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës” i cili ka për qëllim përmirësimin e statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë dhe mbështet agrobiznesin e udhëhequr nga gratë. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe zbatohet nga organizatat: Kosova-Women4Women, Care International dhe CRPK.