KW4W

WOMEN OWNED BUSINESSES – WOB

Gratë ndërmarrëse në Kosovë janë kontribuese të rëndësishme të zhvillimit ekonomik.

-Ato krijojnë të ardhura për veten dhe familjet.

-Punësojnë më shumë gra dhe vajza.

-Ndërtojnë të ardhmen ku gratë dhe vajzat kanë më pak pengesa për t’u bërë vetë ndërmarrëse dhe pjesë e tregut të punës.

-Ato janë gjysma e popullsisë, por kanë në pronësi vetëm 13 përqind të të gjitha bizneseve, kryesisht mikro ose të vogla. Gjate rrugës, hasin ne vështirësi të shumëfishta për t’i zhvilluar ato biznese.

Organizata Kosova Women 4 Women punon për fuqizimin ekonomik të grave që nga viti 1999.

Organizata jonë, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtare u ndihmon grave që kanë biznese apo kanë ide inovative për biznes. Përveç ngritjes së kapaciteteve, ne angazhohemi edhe në promovimin e fuqishëm të bizneseve të grave.

Mirepo, që të kenë sukses, gratë kanë nevojë për më shumë përkrahje nga e gjithë shoqëria. Kane nevoje per perkrahje nga ti.

E per te kontribuar eshtë shume e lehtë.

Blini më shumë produkte dhe shërbime nga bizneset e tyre!

Promovoni bizneset e grave!

Per t’i identifikuar ato, ne, ne bashkëpunim me GIZ, kemi zhvilluar këtë shenje identifikuese, kete logo. Permes saj, u bëjmë thirrje te gjithëve: blini produkte apo sherbime këtu, sepse është biznes ne pronësi te nje guaje.

Kur përkrahim bizneset ne pronësi te grave, zhvillojmë ekonominë dhe rrisim stabilitetin ekonomik të familjeve, komunitetit dhe shtetit tonë.