Gjatë kësaj jave u mbajt trajnimi tre-ditor për aftësi të buta me gratë që përfitojnë nga kursi i rrobaqepësisë në kuadër të projektit “I SEE”, i financuar nga
Austrian Development Agency-ADA.
Pjesëmarrëset patën mundësinë të përfitonin njohuri për shkrimin e një letre motivuese dhe CV-së, si dhe për përgatitjen për një intervistë pune. Ky trajnim u cilësua si jashtëzakonisht i vlefshëm nga pjesëmarrëset!