KW4W

12 Vjetori i Qendrës së Mundësive për Gra në Kosovë

🌟12 Vjetori i Qendrës së Mundësive për Gra në Kosovë! 🎉
Sot, me gëzim shënojmë 12 vjetorin e qendrës sonë “Qendra e Mundësive për Gra” në Kosovë. Falë mbështetjes së jashtëzakonshme të Sharon Davis dhe Fondacionit Private Equity, mbi 36,000 gra kanë gjetur mbështetje këtu dhe kanë fituar aftësi të vlefshme përmes programeve tona fuqizuese.
Nga fillimi i funksionimit tone ne vitin 1999 ne kemi punuar me:
•36.000 Gra të cilat kanë përfituar nga programi jonë social dhe ekonomik
•164 biznese ne pronësi te grave janë mbështetur me grante dhe ngritje te kapaciteteve.
•Mbi 1000 gra të cilat janë trajnuar ne fushën e avokimit, prej të cilave 100 janë Agjente active te ndryshimit ne 7 komuna të Kosovës.
•Nga viti 2012, 1229 gra janë punësuar me mbështetjen e Zyres për Përkrahje në punësim.
•60 grupe te grave janë mbështetur në formalizimin e entiteteve të tyre ne shoqatë.
•600 burra jane mobilizuar si aleatë drejt fuqizimit për të drejtat e grave.
Së bashku, le të vazhdojmë të krijojmë një botë ku fuqia dhe potenciali i grave shkëlqejnë.