KW4W

BABIES & TODDLERS – STORIE SUKSESI

1 Korrik 2020: Babies & Toddlers është çerdhja e parë private që nisi idenë e ofrimit të shërbimeve profesionale për fëmijët e moshës 0-3 vjeç. Ky institucion u themelua në dhjetor të vitit 2017, me iniciativë të pedagoges dhe punëtores sociale Blerina Lila.

Blerina Lila duke qenë njohëse e shkëlqyer e botës fëmijërore (sepse ajo u rritë si fëmijë dhe pastaj si profesioniste në çerdhen “Eni-Edu-Ars” që drejtohet nga nëna e saj Ymrane Lila) dhe nuhatëse e mirë e kërkesave të prindërve, e filloi këtë ide duke u profilizuar si institucioni i parë privat që ofron shërbime profesionale dhe të domosdoshme për këtë moshë të fëmijëve.
Shërbimet e ofruara nga Babies & Toddlers që nuk i ofronte tregu para se të hapej B&T u mirëpritën nga shumë prindër të interesuar.

Ekipi multi-disiplinar i Babies&Toddlers si: nutricist, pediatër, fizioterapist, pedagog, psikolog, punëtor social, mësues të muzikës klasike, mësues të artit, trajner të yoga-s e mësues të vallëzimit i tërheqen si me magnet shumë prindër të cilët nuk hezituan t’ia besojnë punën Blerinës.
Fillimisht personeli i rregullt ishin dy (një edukatore dhe një kuzhiniere) pas dy vjetësh u bënë katërmbëdhjetë.

Kërkesat e prindërve për vazhdim të vijimit të çerdhës për fëmijët e tyre edhe pas moshës 3 vjeçare e inkurajuan themeluesen të zhvendoset në një hapësirë më të madhe dhe të ofroj shërbime edhe për grupet e fëmijëve 3-6 vjeç.

Sot, Babies&Toddlers vazhdon ta ushtrojë veprimtarinë e saj në lagjën “Bregu i Diellit” me pothuajse plotësim të numrit të fëmijëve në të gjitha grupet.

Aktualisht, Babies&Toddlers punën profesionale te fëmijët e ofron përmes metodologjisë Hap Pas Hapi dhe Programit për stimulim në fëmijëri të hershme. Ndër të tjera, Babies&Toddlers ishte inspirim dhe inkurajim për shumë çerdhe të tjera private që të ofrojnë shërbime profesionale me theks fëmijët e moshës 0-3 vjeç.

Blerina falë punës së saj ka arritur që të jetë përfituese e grantit Start-Up përmes projektit “Mundësitë e grave në treg, ekonomi dhe rrjetëzim” WOMEN i cili implementohet nga Kosova Women 4 Women, ndërsa financohet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo.