KW4W

Bashkëpunimi ndër-etnik për zhvillimin ekonomik të grave

Në kuadër të projektit “Women as Agents of Peace”, financuar nga Swiss Cooperation Office, K-W4W në partneritet me organizatën “Žensko Pravo” ka vazhduar me aktivitetetin e rradhës, i cili ka qenë forumi “Bashkëpunimi ndër-etnik për zhvillimin ekonomik të grave”. Takimi është mbajtur në mes të tre grupeve të ndryshme ndër-etnike të përbëra gjithsej nga 30 gra shqiptare, serbe dhe nga komunitetet RAE. Paneliste kanë qenë Shpresa Zariqi, Shefe e Divizionit për Bashkëpunim nga Agjencia per Barazi Gjinore dhe Maria Berishaj Sylejmani Sociologe/ Zyrtare për të Drejtat e Njeriut në BE.
Në takim u diskutua mundësia për bashkëpunim dhe sfidat me të cilat ballafaqohen. Takimi ka qenë mjaft pozitiv, gratë kanë komunikuar në mes vete dhe kanë shprehur gadishmëri për bashkëpunim. Sfidat me të cilat ballafaqohen mund të tejkalohen vetëm me anë të komunikimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit si dhe vetëm zhvillimi ekonomik mund të zgjidh natyrshëm konfliktin ndër-etnik. Gratë shpresojnë të jenë shembull i raporteve ndër-etnike të cilat do të ndikojnë në procesin e pajtimit dhe zhvillimit të demokracisë në vendin tonë.
#womenasagentsofpeace
#peacebuilding
#interethnicreconciliation
#interethniccoorporation