KW4W

BIZNESET PËRFITUESE TË PROJEKTIT ‘WOMEN’ ME PËRKRAHJEN E KW4W PËRFITOJNË KONSULENCË, MENTORIM DHE PROMOVIM TË VAZHDUESHËM PËR BIZNESET E TYRE

27 Shkurt 2020: Bizneset përfituese të projektit ‘Women’s Opportunities in Market, Economy and Networking’ (WOMEN) me përkrahjen e Kosova Women 4 Women po përfitojnë konsulencë, mentorim dhe promovim të vazhdueshëm për bizneset e tyre. Qëllimi i konsulencës është fuqizimi i bizneseve të grave si dhe depërtimi në tregun vendor dhe ndërkombëtarë gjë e cila ndikon direkt në rritjen e punësimit në vend. Ky projekt është i financuar nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosovo në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit përmes Promovimit të Eksportit ndërsa implementohet nga Kosova – Women 4 Women. ‬