KW4W

CEREMONIA E CERTIFIKIMIT TË 112 GRAVE DHE VAJZAVE NGA 5 RAJONE TË KOSOVËS NË KUADËR TË PROJEKTIT “INKUBATORI I BIZNESIT PËR GRA”

Me 1 Korrik 2019, u mbajt ceremonia e certifikimit të 112 grave dhe vajzave nga 5 rajone të Kosovës në kuadër të projektit “Inkubatori i Biznesit për Gra”.

Ky projekt zbatohet nga Kosova Women for Women #KW4W Institute for Management and Development #IMD , ndërsa financohet dhe përkrahet nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

I pranishëm ishte dhe Z. Bujar Cakolli, Zv. Ministër nga kjo Ministri dhe njëherit ofroj përkrahjen për gratë dhe vajzat e Kosovës gjatë procesit të krijimit të bizneseve të para startup.

Ky projekt ka për qëllim themelimin e Inkubatorit të biznesit për gratë në mënyrë që përmes asistencës teknike, këshillave profesionale dhe ndihmës financiare të ndihmoj gratë dhe vajzat e reja në procesin e themelimit të bizneseve të reja dhe fuqizimin e bizneseve startup.