KW4W

Diskutimi informativ mbi mekanizmat ekzistues kundër dhunës në baza gjinore me gra aktiviste dhe agjente të ndryshimit të regjionit të Prishtinës

Angazhimi i grave për të përkahur gratë e tjera është edhe domosdoshmëri edhe përgjegjësi. Sot zhvilluam diskutim informativ mbi mekanizmat ekzistues kundër dhunës në baza gjinore me gra aktiviste dhe agjente të ndryshimit të regjionit të Prishtinës në kuadër të projektit “Së Bashku Ndërtojmë Reziliencën”, të financuar nga UN Trust Fund to End Violence against Women (UN Trust Fund).
Diskutimi shpërfaqi punën e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave që e përfaqësoi Drita Cakiqi, Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve që e përfaqësoi Emine Jakupi dhe Shoqatës për Prindër të Ndarë që e përfaqësoi Arjeta Gashi. Ky diskutim u moderua nga gazetarja Donika Gashi dhe u hap nga Ardiana Maraj, koordinatore e projekteve në Kosova – Women 4 Women.
Gjatë diskutimit u fol për mënyrat se si këto entitete u ndihmojnë grave të mbijetuara të dhunës të fuqizohen dhe se çfarë ofrojnë për ato. Ky diskutim shërbeu për të ndarë përvojat e punës në dobi të grave dhe vështirësitë që hasin këto entitete.
Falënderojmë panelistet dhe pjesëmarrëset për një diskutim të hapur dhe të frytshëm!
UN Trust Fund është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve, i dedikuar ekskluzivisht për adresimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, UN Trust Fund ka mbështetur 572 organizata në 140 vende dhe territore