KW4W

GRATË PJESËMARRËSE TË PROGRAMEVE TË ORGANIZATËS KW4W ANGAZHOHEN TË PRODHOJNË MJETE MBROJTËSE KUNDËR CORONAVIRUSIT

22 Prill 2020: Gratë janë shtylla e familjes dhe e shoqërisë dhe në cfaredo rrethane dhe situate kontributi i tyre nuk ka munguar. Andaj edhe sot, jemi krenare kur shohim nje numër të madh të grave që kanë qenë pjesë e programeve të organizatës KW4W që edhe ne këto ditë të veshtira të pandemisë Codiv-19, ne kushte izolimi dhe me veshtirësi të shumta janë angazhu të prodhojnë mjete mbrojtëse kundër Coronavirusit.
Ju lumtë, jemi mirënjohës dhe falenderues për angazhimin tuaj.
Ka edhe gra te tjera që kane kontribuar e që ne si organizatë ende nuk jemi në dijeni, për shkak se numri i grave me të cilat punojmë është me mijëra dhe është e pamundur ta mbajmë kontaktin me secilën prej tyre.
KW4W i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të ndjekin rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Të qëndrojnë në shtëpi. Duke respektuar rekomandimet dhe duke qenë të informuar për rrezikun ndaj këtij virusi do t’i shmangemi më të keqës.