KW4W

Këshilltar/e për Zyrën për Ndërmjetësim në Punësim

Kosova Women for Women hap konkurs për një Këshilltar/e për Zyrën për Ndërmjetësim në Punësim, në Prishtinë.

QËLLIMI
Kosova Women for Women është duke e implementuar projektin “Mundësitë e përmirësuara të vetë-punësimit dhe punësimit” që mbështetet financiarisht nga Agjencia Austriake për Zhvillim përmes fondeve nga Korporata Austriake për Zhvillim.
Ky projekt ka për synim përmirësimin e pozitës të gruas në ekonomi dhe tregun e punës në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt.

Në kuadër të këtij projekti Këshilltari/ja pritet që t’a ndihmojë Zyrën për Ndërmjetësim në Punësim të organizatës Kosova Women for Women që të përmirësojë shërbimet e saj.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • këshillon në rritjen e çasjes në informata dhe shërbime në lidhje me tregun e punës
  • këshillon në përmirësimin e shërbimeve online dhe në mënyrë digjitale
  • këshillon në zhvillimin e shërbimeve për zhvillim të karierës në planifikim të karierës dhe në kërkim të punës

AFTESITE DHE KUALIFIKIMET

  • Diplomë BA në biznes ose fushë të ngjashme
  • Përvojë pesë vjeçare e punës në fushat përkatëse
  • Shkathtësi të mira verbale, të shkruar dhe prezantuese
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si në mënyrë të pavarur ashtu edhe si pjesë e një ekipi
  • Kompetenca në aplikacionet e Microsoft duke përfshirë Word, Excel dhe Outlook
  • Aftësi për të punuar në afate të shkurta

 

Kandidatet/ët që plotësojnë kërkesat minimale kërkohet të përcjellin letrën e motivimit dhe CV-në në: human.resources@k-w4w.org. Afati i fundit i aplikimit është 05 prill 2023.

 

Parashtrimet e interesit që mbërrijnë pa informacionin dhe dokumentet e kërkuara do të përjashtohen nga shqyrtimi.

 

Kosova Women for Women nuk diskriminojnë në bazë të racës, ngjyrës, moshës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, origjinës nacionale, statusit martesor, pjekurisë, paaftësisë fizike ose mendore, pamjes personale, përgjegjësive familjare, përkatësisë politike ose statusit si e paaftë ose veteran ose ndonjë status tjetër.