KW4W

Kosova – Women 4 Women do të përfaqësohet me krenari në Konferencën globale “Women Deliver 2023”

𝗘𝗡𝗚𝗟𝗜𝗦𝗛 𝗕𝗘𝗟𝗢𝗪:
Kosova – Women 4 Women do të përfaqësohet me krenari në Konferencën globale “Women Deliver 2023”, një tubim me mbi 6,000 persona që synon avancimin e barazisë gjinore dhe adresimin e sfidave me të cilat përballen vajzat dhe gratë në mbarë botën.
Laura Cakolli, Zyrtare e Projektit për projektin “Together Building Resilience” financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së, do të marrë pjesë në emër të K-W4W.
Konferenca që po zhvillohet në Kigali të Ruandës, si dhe virtualisht, ka mbledhur së bashku një sërë pjesëmarrësish, përfshirë organizata të ndryshme, qeveri multilaterale, sektorin privat, filantropitë dhe rininë.
Nën temën “Hapësirat, Solidariteti dhe Zgjidhjet”, Konferenca Women Deliver 2023 synon të përmirësojë veprimin kolektiv, ta fuqizojë lëvizjen feministe globale, t’i mbajë udhëheqësit përgjegjës dhe të krijojë hapësira gjithëpërfshirëse. Konferenca do t’i japë përparësi qasjes ndërsektoriale feministe, duke trajtuar një sërë çështjesh kritike që ndikojnë tek vajzat dhe gratë, si ndryshimi i klimës, dhuna me bazë gjinore dhe puna e kujdesit të papaguar.
Folësit në konferencë përfshijnë figura të shquara si Malala Yousafzai, Laureate e Çmimit Nobel për Paqe dhe Bashkëthemeluese e Fondit Malala, Sima Bahous, Drejtore Ekzekutive e UN Women, Helen Clark, ish-kryeministre e Zelandës së Re dhe Natalia Kanem, Ekzekutive Drejtori i UNFPA-së, ndër të tjera.
Në kuadër të këtij mjedisi dinamik dhe gjithëpërfshirës të konferencës, Kosova – Women 4 Women, e përfaqësuar nga Laura Cakolli, do të kontribuojë me përvojat dhe njohuritë tona. K-W4W është e përkushtuar për t’i mbështetur gratë e margjinalizuara në Kosovë, fuqizimin e tyre ekonomik dhe lehtësimin e pjesëmarrjes së tyre aktive në proceset vendimmarrëse. Projekti “Together Building Resilience”, i mbështetur nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së (UN Trust Fund), trajton pasojat e pandemisë COVID-19 tek gratë në rrezik dhe të mbijetuarat e dhunës, duke promovuar aksesin në informacion, shërbime, mundësi ekonomike dhe mbështetje psikologjike.
Duke marrë pjesë në Konferencën Women Deliver 2023, Kosova – Women 4 Women demonstron përkushtimin tonë për t’i katalizuar veprimet kolektive, për të vazhduar me fuqizimin e grave dhe me krijimin e hapësirave gjithëpërfshirëse. Prania jonë amplifikon zërat dhe përvojat e grave të margjinalizuara në Kosovë, duke kontribuar në qëllimin më të gjerë të avancimit të barazisë gjinore dhe përmirësimit të mirëqenies së vajzave dhe grave në mbarë botën.
Pjesëmarrja jonë në konferencë mbështetet nga UN Trust Fund.
.
.
.
𝗘𝗡𝗚𝗟𝗜𝗦𝗛:
Kosovo – Women 4 Women is delighted to announce its distinguished representation at the prestigious Women Deliver 2023 Global Conference. This significant gathering, uniting over 6,000 stakeholders, aims to advance gender equality and address the multifaceted challenges faced by girls and women worldwide.
We are honored to have Laura Cakolli, our esteemed Project Officer for the Together Building Resilience project funded by the UN Trust Fund, attending the conference as our representative.
The event, taking place in Kigali, Rwanda, and virtually, brings together a diverse range of participants, including organizations, multilateral governments, private sector entities, philanthropic organizations, and youth advocates.
Under the theme “Spaces, Solidarity, and Solutions,” the Women Deliver 2023 Conference aims to foster collective action, empower the global feminist movement, promote accountability among leaders, and create inclusive spaces. Embracing an intersectional feminist approach, the conference addresses critical issues impacting girls and women, including climate change, gender-based violence, and unpaid care work.
Renowned figures in the field of gender equality, such as Malala Yousafzai, Nobel Peace Prize Laureate and Co-Founder of the Malala Fund, Sima Bahous, Executive Director of UN Women, Helen Clark, former Prime Minister of New Zealand, and Natalia Kanem, Executive Director of UNFPA, among others, will grace the conference with their presence. Their participation underscores the conference’s commitment to championing gender equality and evidence-based solutions.
In this dynamic and inclusive environment, Kosovo – Women 4 Women, represented by Laura Cakolli, will contribute our valuable experiences and expertise. Our organization is dedicated to supporting marginalized women in Kosovo, promoting their economic empowerment, and facilitating their active participation in decision-making processes. Through the “Together Building Resilience” project, supported by the UN Trust Fund, we address the adverse impacts of the COVID-19 pandemic on women at risk and survivors of violence. Our initiatives focus on providing access to information, services, economic opportunities, and psychological support.
Participating in the Women Deliver 2023 Conference signifies Kosovo – Women 4 Women’s commitment to catalyzing collective action, empowering women, and fostering inclusive spaces. Our presence amplifies the voices and experiences of marginalized women in Kosovo, contributing to the broader goal of advancing gender equality and enhancing the well-being of girls and women worldwide.
Our participation in the conference is funded by the UN Trust Fund.