KW4W

KOSOVA- WOMEN 4 WOMEN PJESËMARRËSE NË ETNO-FEST

Gjatë muajit gusht 2017, Kosovo Women for Women mori pjesë në edicionin e shtatë të festivalit Etno Fest, i cili organizohet në Kukaj. Ky festival në të cilin prezantohen vlerat, tradita, kultura dhe kulinaria tradicionale shqiptare këtë vit pati një shumëllojshmëri të ushqimeve të kuzhinës tradicionale shqiptare të cilat u përgaditën nga gratë e diplomuara të programit të Kosova Women 4 Women, të cilat tani më kanë edhe shoqatat e tyre.

Gjatë ditëve të zhvillimit të festivalit në përgaditjen e ushqimeve tradicionale të rajoneve të ndryshme të Kosovës morën pjesë shoqatat: ‘Alba” nga fshati Prugovc, Komuna e Prishtine, “Grupi i Grave” nga fshati Mazhiq, Komuna e Mitrovices , “Shegeza” nga fshati Brezhnice, Komuna e Obliqit, “Banja” nga fshati Bajnice, Komuna e Kacanikut, ‘Sofra” nga Komuna e Mitrovices dhe “Bliri” nga Komuna e Drenasit.