Jemi të lumtura të ndajmë që një tjetër ndërmarrëse e re premtuese, Zana Bulliqi, po udhëton drejt Gjermanisë për një program shkëmbimi dy-mujor në kuadër të programit Erasmus për Ndërmarrësit e Rinj!
Kosova-Women 4 Women (KW4W) është krenare që është partner implementues i projektit E.E.E. – European Entrepreneurs Everywhere për Kosovën, si pjesë e konsorciumit EASME. Ky program u ofron ndërmarrësve të rinj si Zana mundësinë për të fituar përvojë të çmuar, për të ndërtuar lidhje ndërkombëtare dhe për të fuqizuar idetë e tyre të biznesit.