KW4W

Krijimi i Ndryshimeve Pozitive: Agjentet tona të mrekullueshme në Komunën e Gjilanit kanë arritur diçka të jashtëzakonshme

📢 Krijimi i Ndryshimeve Pozitive: Agjentet tona të mrekullueshme në Komunën e Gjilanit kanë arritur diçka të jashtëzakonshme! 🌟💪
Ato kanë drejtuar një peticion të rëndësishëm drejt Komunës së Gjilanit, me synimin e krijimit të një të ardhme më të shëndoshë për gratë në qytetin e Gjilanit.
Kërkesa e tyre për ofrimin falas të Pap-Testit dhe shërbimeve të mamografisë është rezultat i ndërgjegjësimit të tyre për rëndësinë e parandalimit të kancerit të mitrës dhe të gjirit tek gratë.
Agjentet e ndryshimit kanë ndjekur procedurat e nevojshme dhe me përkushtim kanë arritur që kërkesa e tyre të pranohet nga Komuna e Gjilanit.
Le t’i nderojmë këto gra, agjente të vërteta të ndryshimit për angazhimin e tyre të palodhur dhe për vullnetin e tyre për të krijuar ndryshime të mëdha në komunitet. Ato na tregojnë se me përpjekje të përbashkëta dhe organizim, mund të bëjmë ndryshime të mëdha dhe të përmbushim qëllime të rëndësishme për mirëqenien tonë.
Bashkohuni me ne për ta përhapur këtë lajm të mrekullueshëm dhe të inkurajojmë të tjerët që t’i ndërrojnë realitetet në komunitetet e tyre! 🌍💙