KW4W

KW4W ORGANIZON PANAIRIN E PRODUKTEVE VENDORE NË PRISHTINË

Më 29 qershor të 2017 KW4W organizoi një panair të produkteve vendore në Prishtinë për të gjitha shoqatat e grave që morën pjesë në projektin “Fuqizimi për Paqe” i financuar nga UNMIK-u. Qëllimi i projektit është të kontribuojë në ndërtimin e paqes dhe pajtimin në Kosovë duke mundësuar rrjetëzimin, kohezionin social dhe rezilencës ekonomike midis grave të margjinalizuara të komuniteteve serbe dhe shqiptare që jetojnë në Kosovë. Pjesëmarrëset në këtë panair erdhën me prodhime bujqësore, ushqime të përpunuara dhe punëdore.