KW4W

KW4W PJESË E KONFERENCËS ONLINE TË ORGANIZUAR NGA KËSHILLI I EVROPËS DHE MISIONI I OSBE-SË NË KOSOVË NË LIDHJE ME DISKUTIMIN MBI KONVENTËN E STAMBOLLIT

Kosova-Women 4 Women pjesë e Konferencës online të nivelit të lartë të organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë në lidhje me diskutimin mbi Konventën e Stambollit.

Të pranishëm në këtë konference ishin Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës z. Frank Power, Ambasadori i OSBE-së z. Jan Braathu, kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hoti dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës znj. Nagavci , anëtarë të Institucioneve zbatuese të ligjit kundër dhunës në familje në baza gjinore si dhe anëtarë të Shoqërisë Civile.