Kalo te përmbajtja
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN
Lajme23.01.2024

52 Gra Diplomojnë në Bradash: Trajnim për Fuqizim Social dhe Hortikulturë në Kuadër të Projektit 'Together Building Resilience'

Javën që shkoi u mbajt ceremonia e diplomimit për gratë në fshatin Bradash në komunën e Podujevës. 52 gra përfunduan programin dhjetëmujor në aftësim jetësor (fuqizim social) dhe aftësim profesional për "Hortikulturë".

52 Gra Diplomojnë në Bradash: Trajnim për Fuqizim Social dhe Hortikulturë në Kuadër të Projektit 'Together Building Resilience'

Trajnere për modulin e fuqizimit social ishin Gjylere Morina dhe Zejnepe Selimi, ndërsa për modulin profesional ishte Musli Musliu.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “Together Building Resilience” i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t'i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund). Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund) është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, Fondi i Mirëbesimit i OKB-së ka dhënë 215 milionë dollarë për 646 iniciativa në 140 vende dhe territore.

Publikuar 23.01.2024 · përditësuar 01.2024