
Diskutimi shpërfaqi punën e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave që e përfaqësoi Drita Cakiqi, Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve që e përfaqësoi Emine Jakupi dhe Shoqatës për Prindër të Ndarë që e përfaqësoi Arjeta Gashi. Ky diskutim u moderua nga gazetarja Donika Gashi dhe u hap nga Ardiana Maraj, koordinatore e projekteve në Kosova - Women 4 Women.
Gjatë diskutimit u fol për mënyrat se si këto entitete u ndihmojnë grave të mbijetuara të dhunës të fuqizohen dhe se çfarë ofrojnë për ato. Ky diskutim shërbeu për të ndarë përvojat e punës në dobi të grave dhe vështirësitë që hasin këto entitete.
Falënderojmë panelistet dhe pjesëmarrëset për një diskutim të hapur dhe të frytshëm!
UN Trust Fund është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve, i dedikuar ekskluzivisht për adresimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, UN Trust Fund ka mbështetur 572 organizata në 140 vende dhe territore
