Kalo te përmbajtja
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN
Lajme12.02.2024

Fuqizimi i Grave në Komunën e Podujevës: 50 Diplomime në Revuq për Hortikulturë dhe Aftësi Jetësore

Javën që shkoi u mbajt ceremonia e diplomimit për gratë në fshatin Revuq në komunën e Podujevës. 50 gra përfunduan programin dhjetëmujor në aftësim jetësor (fuqizim social) dhe aftësim profesional për "Hortikulturë".

Fuqizimi i Grave në Komunën e Podujevës: 50 Diplomime në Revuq për Hortikulturë dhe Aftësi Jetësore

Trajnere për modulin e fuqizimit social ishin Gjylere Morina dhe Zejnepe Selimi, ndërsa për modulin profesional ishte Musli Musliu.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “Together Building Resilience” i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t'i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund). Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund) është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, Fondi i Mirëbesimit i OKB-së ka dhënë 215 milionë dollarë për 646 iniciativa në 140 vende dhe territore.

Publikuar 12.02.2024 · përditësuar 02.2024
Fuqizimi i Grave në Komunën e Podujevës: 50 Diplomime në Revuq për Hortikulturë dhe Aftësi Jetësore — KW4W