Kalo te përmbajtja
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN
Lajme27.06.2024

Gratë në Agrobiznes Pajisen me Aftësi në Marketing Digjital për të Rritur Bizneset e Tyre

Në kuadër të projektit IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosoves”, përgjatë këtyre muajve është zhvilluar edhe trajnimi për marketing digjital.

Gratë në Agrobiznes Pajisen me Aftësi në Marketing Digjital për të Rritur Bizneset e Tyre

Qëllimi i trajnimit ka qenë pajisja e pjesëmarrëseve me parimet, teknikat dhe mjetet thelbësore të marketingut. Duke filluar nga të kuptuarit e sjelljes së konsumatorit deri tek zbatimi i strategjive te marketingut digjital, pjesëmarresit kanë përfituar njohuri të cilat do ju ndihmojnë në fushen e marketingut. Njohuritë e fituara do të shfrytëzohen për nxitjen e rritjes së biznesit dhe arritjen e qëllimeve të tyre. Gjithsej janë organizuar 8 ditë trajnim në katër komuna: Prishtinë, Gracanicë, Ferizaj dhe Junik.

Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).

#digitalmarketing

#womenpower

#womeninagrobusiness

Publikuar 27.06.2024 · përditësuar 06.2024