
Kjo marrëveshje mundëson që KW4W të referojë gratë që kanë kryer trajnimin një vjeçar në kopshtin ‘Shkronjat’ për mundësi të praktikës së përkohshme. Kopshti “Shkronjat “ do të ofrojë praktikë në menyrë efikase dhe të ju ndihmojë grave që të ngrisin kapacitetet e tyre në fushën e edukimit të fëmijëve, si dhe ti mësojnë teknikat, përvojat më të mira nga edukatoret që punojnë në kopshtin “Shkronjat”.Kjo marrëveshje u nëshkrua nga Iliriana Gashi, Drejtore e KW4W si dhe Arbenita Basha, Drejtore e kopshtit "Shkronjat".
