
Kjo marrëveshje mundëson që KW4W të referojë gratë që kanë kryer trajnimin një vjeçar në kopshtin ‘Babies & Toddlers’ për mundësi të praktikës së përkohshme si dhe referimin e kandidateve të mundshme për ndonjë pozitë të hapur të punës. Kopshti “Babies & Toddlers“ do të ofrojë praktikë në menyrë efikase dhe të ju ndihmojë grave që të ngrisin kapacitetet e tyre në fushën e edukimit të fëmijëve, si dhe ti mësojnë teknikat, përvojat më të mira nga edukatoret që punojnë në të.Kjo marrëveshje u nëshkrua nga Iliriana Gashi, Drejtore e KW4W si dhe Blerina Lila, Drejtore e kopshtit 'Babies & Toddlers' - ne kuader te projektit te financuar nga Ambasada Norvegjeze ne Prishtine.
