
Ndërgjegësimi për kancerin e gjirit nuk merr fund në tetor. Andaj, merrni kohë të kuptoni se si zhvillohet ky kancer - jo për shkak të frikës, por për shkak të parandalimit. Mbështetni ato që vuajnë nga kjo sëmundje dhe ofroni atyre solidaritet! Mësohuni se si kryhet vetë-ekzaminimi dhe forconi parandalimin duke bërë kontrolla vjetore.
Ftoni edhe gratë e tjera të mësojnë rreth kancerit të gjirit. Njohuria është fuqi dhe sa më heret që një grua të mësojë për parandalim aq më shumë ka gjasa për shpëtim!
