
Fuqizimi ekonomik i grave është çelës për rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë, por gjithashtu ndikon edhe në prosperitetin e përgjithshëm të vendit.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës - Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë, i cili mbështet agrobiznesin e udhëhequr nga gratë. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe zbatohet nga organizatat: Kosova-Women4Women, Care International dhe CRPK.
