Kalo te përmbajtja
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN
Lajme28.06.2024

Nga trajnimi te certifikimi: Rrobaqepës të kualifikuara që ndryshojnë të ardhmen

Vlerësimi Përfundimtar për kualifikimin "Rrobaqepës - Niveli III"!

Nga trajnimi te certifikimi: Rrobaqepës të kualifikuara që ndryshojnë të ardhmen

Me datë 27 dhe 28 gusht 2024, në Qendrën e Trajnimit & Burimeve, u mbajt vlerësimi përfundimtar me shkrim dhe praktik për kandidatet e grupit të 4-të që ndoqën trajnimin për Rrobaqepësi – Niveli III, akredituar nga: Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Pjesë e komisionit vlerësues ishin: Z. Naim Hoxha, Kryetar i Komisionit, Zyrafete Shala, Anëtare e Komisionit, Endritë Hoxha Anëtare e Komisionit dhe Lirije Haliti Monitoruese.

Ky aktivitet u realizua në kuader të projektit "Përmirësimi i mundësive të vetëpunësimit dhe punësimit - I SEE-2" financuar dhe mbështetur nga ADA Austrian Development Agency

.

Jemi krenarë për punën dhe përkushtimin e secilës prej pjesëmarrëseve dhe presim me padurim të shohim arritjet e tyre në të ardhmen!

Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi me Kosova Women 4 Women.

#EmpowerWomen #KW4W

Publikuar 28.06.2024 · përditësuar 06.2024